Izolimi i zhurmave
Pajisja juaj i mbështet kufjet me mikrofon për izolimin e zhurmave. Duke përdorur një
kufje me mikrofon për izolimin e zhurmave me pajisjen tuaj, mund të keni cilësi shumë më
të mirë të audios gjatë dëgjimit, për shembull, të muzikës në një mjedis të zhurmshëm, si
p.sh. në autobus, tren ose aeroplan. Gjithashtu, mund ta përdorni këtë tipar për të krijuar
një mjedis të qetë, në të cilin të studioni, të punoni ose të lexoni.
Për të siguruar funksionimin optimal, rekomandohen kufjet me mikrofon të Sony për izolimin e
zhurmave.
68
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të përdorur një kufje me mikrofon për izolimin e zhurmave
1
Lidhni kufjen me mikrofon për izolimin e zhurmave me pajisjen tuaj.
2
Nga
Ekrani bazë, gjeni dhe trokitni lehtë te > Cilësimet > Tingulli > Cilësimet e
pajisjeve shtesë > Izolimi i zhurmave dhe më pas aktivizoni funksionin Izolimi i
zhurmave duke trokitur lehtë te rrëshqitësi.
3
Trokitni lehtë
Lloji kufj. me mikrof./kufjeve dhe përzgjidhni llojin e kufjeve/kufjeve
me mikrofon.
4
Nëse dëshironi që
Izolimi i zhurmave të jetë i aktivizuar vetëm gjatë riprodhimit të
muzikës ose videove ose kur ekrani është aktiv, trokitni lehtë te rrëshqitësi
Regj. i
kursimit të energjisë për ta aktivizuar këtë funksion.
5
Nëse dëshironi që
Izolimi i zhurmave të jetë i aktivizuar për sa kohë që kufja me
mikrofon të jetë e lidhur, trokitni lehtë te rrëshqitësi
Regj. i kursimit të energjisë për
ta çaktivizuar këtë funksion.
Një kufje me mikrofon për izolimin e zhurmave mund të mos jetë e përfshirë me pajisjen tuaj në
blerje.
Mund të aktivizoni po ashtu funksionin
Izolimi i zhurmave nëpërmjet panelit të Cilësimeve të
shpejta kur me pajisjen tuaj është lidhur një kufje me mikrofon për izolimin e zhurmave.
Për të rregulluar cilësimet për një mjedis me zhurmë
1
Sigurohuni që me pajisjen tuaj është lidhur një kufje me mikrofon për izolimin e
zhurmave.
2
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
3
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Tingulli > Cilësimet e pajisjeve shtesë
>
Izolimi i zhurmave > Mjedisi i zhurmës.
4
Përzgjidhni tipin përkatës të zhurmës dhe më pas trokisni lehtë
OK.