
Sfondi dhe temat
Mund ta përshtatni ekranin bazë sipas stilit tuaj, duke përdorur sfondet dhe temat.
Për të ndryshuar sfondin e ekranit bazë
1
Prekni dhe mbani një zonë bosh tek
Ekrani bazë derisa të dridhet pajisja.
2
Trokitni lehtë te
Sfondet dhe përzgjidhni një opsion.
Mund të ndryshoni po ashtu sfondin e Ekranit të kyçjes ose të cilësoni të njëjtin imazh për
Ekranin bazë dhe Ekranin e kyçjes. Ndiqni hapat më sipër dhe më pas trokitni lehtë
Albumi.
Trokitni lehtë tek imazhi që dëshironi dhe zgjidhni një opsion.
Për të cilësuar një temë
1
Prekni dhe mbani një zonë bosh tek
Ekrani bazë derisa të dridhet pajisja.
2
Trokitni lehtë
Temat.
3
Përzgjidhni një opsion dhe ndiqni udhëzimet në pajisjen tuaj.
Kur ndryshoni një temë, ndryshon edhe sfondi në disa aplikacione.