Sony Xperia X Performance - Menaxheri i gjurmëve të gishtave

background image

Menaxheri i gjurmëve të gishtave në fillim.

Funksionaliteti i gjurmëve të gishtave nuk është i disponueshëm në tregun amerikan.

Për ta shkyçur pajisjen me gjurmën e gishtit

Kur ekrani i kyçjes është aktiv, vendosni gishtin te tasti i energjisë që pajisja të

mund të skanojë gjurmën e gishtit dhe të shkyçë ekranin. Sigurohuni që të

përdorni një gisht që e keni regjistruar te Menaxheri i gjurmëve të gishtave.

Nëse nuk arrini ta shkyçni ekranin me gjurmën e gishtit pas pesë përpjekjesh, mund të

përdorni modelin, kodin PIN ose fjalëkalimin tuaj rezervë në vend të kësaj.

Ricilësimi i një kyçjeje të ekranit që keni harruar

Nëse e keni harruar kodin PIN, fjalëkalimin ose modelin e kyçjes së ekranit, mund ta

ricilësoni duke përdorur shërbimin Mbrojtja nga my Xperia. Asnjë përmbajtje në pajisjen

tuaj nuk humbet pasi kryeni një ricilësim të kyçjes së ekranit duke përdorur këtë shërbim.

Për të ricilësuar kyçjen e ekranit me Mbrojtjen nga my Xperia

1

Sigurohuni që e dini emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e llogarisë tuaj të

Google™ dhe se keni aktivizuar shërbimin Mbrojtja nga my Xperia në pajisjen tuaj.

2

Shkoni te

myxperia.sonymobile.com

duke përdorur çdo pajisje të lidhur në

internet.

3

Hyni duke përdorur të njëjtën llogari të Google™ që keni konfiguruar në pajisjen

tuaj.

4

Klikoni tek imazhi i pajisjes suaj nën

Pajisjet tuaja.

5

Përzgjidhni

Kyçni për të zëvendësuar kyçjen aktuale të ekranit me një kod të ri

PIN.

6

Ndiqni udhëzimet në ekran të ofruara nga Mbrojtja nga my Xperia.

Në varësi të cilësimeve të sigurisë, pajisja juaj mund të kyçet pas një ricilësimi të kyçjes së

ekranit. Më pas duhet të futni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e llogarisë së Google™ për

të përdorur pajisjen.

Menaxheri i gjurmëve të gishtave

Funksionaliteti i gjurmëve të gishtave nuk është i disponueshëm në tregun amerikan.

Menaxheri i gjurmëve të gishtave regjistron informacionet e gjurmëve të gishtave që

mund të përdoren si një metodë shtesë e sigurisë për shkyçjen e pajisjes suaj ose për

vërtetimin e blerjeve. Lejoheni që të regjistroni maksimumi 5 gjurmë gishtash në pajisjen

tuaj.

Para se të përdorni sensorin e gjurmëve të gishtave, sigurohuni që sensori të jetë i pastër dhe

pa lagështi të dukshme.

14

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të regjistruar një gjurmë të gishtit për herë të parë

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Ekrani i kyçjes dhe siguria > Menaxheri i

gjurmëve të gishtave.

3

Konfirmoni modelin, kodin PIN ose fjalëkalimin nëse kërkohet.

4

Ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar regjistrimin e gjurmës së gishtit.

Kur regjistroni një gjurmë gishti për herë të parë, ju kërkohet po ashtu të konfiguroni një model,

një kod PIN ose një fjalëkalim si një opsion rezervë të sigurisë nëse nuk e keni bërë tashmë

këtë.

Sensori i gjurmës së gishtit është në tastin e energjisë dhe jo në ekranin e pajisjes tuaj. Para

se të përdorni sensorin e gjurmëve të gishtave, sigurohuni që sensori të jetë i pastër dhe pa

lagështi të dukshme.

Për të regjistruar gjurmë të tjera të gishtave

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Ekrani i kyçjes dhe siguria > Menaxheri i

gjurmëve të gishtave.

3

Konfirmoni modelin, kodin PIN ose fjalëkalimin tuaj.

4

Trokit lehtë dhe më pas ndiqni udhëzimet në ekran.

Për të fshirë një gjurmë gishti të regjistruar

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Ekrani i kyçjes dhe siguria > Menaxheri i

gjurmëve të gishtave.

3

Trokitni lehtë te gjurma e gishtit e regjistruar dhe më pas trokitni lehtë te

Fshi >

Fshi.

Për të riemërtuar një gjurmë gishti të regjistruar

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Ekrani i kyçjes dhe siguria > Menaxheri i

gjurmëve të gishtave.

3

Trokitni lehtë te një gjurmë gishti e regjistruar në listë dhe më pas futni një emër të

gjurmës së gishtit.

4

Trokitni lehtë

OK.