Përdorimi i shumë kartave SIM
Pajisja juaj funksionon me një ose dy karta SIM të futura. Merrni komunikime hyrëse në të
dyja kartat SIM dhe mund të përzgjidhni nga cili numër dëshironi të vendosni
komunikimin dalës. Para se të mund të përdorni të dyja kartat SIM, duhet t'i aktivizoni ato
dhe të përzgjidhni kartën SIM që do të administrojë trafikun e të dhënave.
Mund t'i transferoni telefonatat që vijnë në kartën SIM 1 te karta SIM 2 kur karta SIM 1
është e paarritshme dhe anasjelltas. Ky funksion quhet përdorueshmëria e dyfishtë e
kartës SIM. Duhet ta aktivizoni atë manualisht. Shikoni
Transferimi i telefonatave
në
faqen 79.
Për të aktivizuar ose çaktivizuar përdorimin e dy kartave SIM
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Me dy karta SIM.
3
Trokitni lehtë te rrëshqitësit
SIM1 dhe SIM2 për të aktivizuar ose çaktivizuar kartat
SIM.
Për të riemërtuar një kartë SIM
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Me dy karta SIM.
3
Përzgjidhni një kartë SIM dhe futni një emër të ri për të.
4
Trokitni lehtë
OK.
Për të përzgjedhur cila kartë SIM administron trafikun e të dhënave
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Me dy karta SIM > Trafiku i të dhënave
cel..
3
Përzgjidhni kartën SIM që dëshironi të përdorni për trafikun e të dhënave.
Për shpejtësi më të mëdha të dhënash, përzgjidhni kartën SIM që mbështet rrjetin celular më
të shpejtë, për shembull, 3G.