Audioja mono
Cilësimi i Audios mono bën që të dy kanalet e majtë dhe të djathtë të audios të
riprodhohen njëkohësisht kur riprodhohet audioja. Përdorimi i riprodhimit të regjistrimit në
mono në vend të atij në stereo është më i dobishëm për përdoruesit me lloje të caktuara
të vështirësive në dëgjim ose për arsye sigurie, për shembull, kur duhet të dëgjoni
ambientin rrethues.
Për të aktivizuar ose çaktivizuar audion mono
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Qasshmëria.
3
Trokitni lehtë te rrëshqitësi pranë
Audioja mono.